Franca me plan prej 108 milion dollarë për të luftuar racizmin
Paris, 18 prill - Franca deklaron se ka vendosur të ndajë 108milionë dollarë për një plan që synon frenimin e akteve të racizmit në vend.
Kryeministri francez Manuel Valls e bëri të ditur jë gjë të këtillë në një periferi të kryeqytetit, Paris, të premten, sipas të cilit autorët e akteve raciste do të përballen me dënime më të ashpra.
Kryeministri paralajmëroi më tej se \"racizmi\", si dhe urrejtja ndaj myslimanëve dhe të huajve janë të patolerueshme në vendin e tij.