Franca kryen sulmin e parë ndaj Shtetit Islamik në Siri
Paris, 27 shtator - Pallati i Elizesë ka konfirmuar se ka bërë sulmet e para ajrore në Siri, kundër Shtetit Islamik, në bashkëpunim me koalicionin ndërkombëtar. Lajmi bëhet i ditur nga francezja Le Monde.
Edhe vetë presidenti francez, Francois Hollande bëri të ditur në fillim të shtatorit se janë dërguar avione drejt Sirisë, me argumentin e vetëmbrojtjes.
Ushtria godet këdo që kërcënon Francën, është shprehur ministri i Mbrojtjes, Jean- Yves le Drian në një intervistë për Le Monde më 18 shtator.
Ai ka vijuar më tej se do të vihen në shënjestër qendrat e komandës, kampet e trajnimit dhe logjistikën e organizatës terroriste, që ushtria e quan qendrën e gravitetit të armikut.