09 Janar 2025

Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja nxisin integrimin europian

Versajë, 7 mars - Liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës shprehën të hënën përkrahje për një "Europë me shpejtësinë shumëfishe", për nxitjen e integrimit europian.

Liderët e 4 vendeve u takuan të hënën në Pallatin e Versajës, në Paris. Presidenti i Francës Francois Hollande tha në një konferencë shtypi pas takimit se bashkim nuk do të thotë veprimi me të njëjtin hap.

Një pjesë e vendeve europiane duhet të ecë më shpejt dhe më larg në integrim, veçanërisht në fushat e mbrojtjes, monetare dhe të mbledhjes së taksave.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Europa duhet të ketë guximin të pranojë se një pjesë e vendeve duhet të ecin më shpejt se vende të tjera në integrim. "Në kohën e globalizimit, BE-ja duhet të bëhet një nga fuqitë më kryesore," shtoi Merkeli.

Kryeministi spanjoll Mariano Rajoy tha se vendi i tij është i gatshëm për thellimin e integrimit të Europës.

Kryeministri italian Paolo Gentiloni tha se aktiviteti me rastin e 60-vjetorit të nënshkrimit të Traktatit të Romës synon jo vetëm kremtimin, por nxitjen e integrimit të mëtejshëm të Europës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)