Franca do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme
Paris, 11 dhjetor - Qeveria franceze do të propozojë zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend deri më 15 korrik 2017.
Kryeministri francez Bernard Cazeneuve tha për mediat se ky hap është absolutisht i nevojshëm pas kërcënimeve terroriste përjetoi dhe përballet Franca.
Shefi i qeverisë franceze deklaroi se që prej mbrëmjes së sulmeve të nëntorit 2015 në Paris policia e vendit ka mposhtur tentativat për sulmet terroriste, duke arrestuar 517 të dyshuar dhe duke sekuestruar mbi 600 armë. Kjo tregon që masat anti-terroriste në gjendjen e jashtëzakonshme janë efektive.
Projekt-rezoluta duhet të marrë miratimin e Parlamentit dhe do të shqyrtohet në Senat para hyrjes në fuqi.