Franca bombardon pozicionet e terroristëve të ISIS
Damask, 25 nëntor - Franca 11 ditë pas sulmeve terroriste në Paris, ka shtuar sulmet ajrore kundër pozicioneve të grupit terrorist ISIS.
Sipas faqes informative të gazetës franceze \"Le Figaro\", Ministria e Mbrojtjes së Francës ka deklaruar se avionët luftarakë të Francës të martën kanë bombarduar një qendër komanduese dhe një kamp trajnimi të terroristëve të ISIS në rajonin Tel Afar që gjendet 54 km në perëndim të Mosulit në veri të Irakut.
Francois Hollande, presidenti i Francës, gjatë vizitës në Amerikë së bashku me ministrin francez të mbrojtjes Yves Le Drian, ka bërë të ditur se Franca do të shtojë sulmet ajrore kundër pozicioneve të terroristëve të ISIS në Siri dhe Irak, ndërsa ka kërkuar nga Rusia që të përqendrojë sulmet e saj ajrore kundër terroristëve në territorin e Sirisë.