11 Janar 2025

Franca bombardon fortesën e Shtetit Islamik

Raqqa, 16 nëntor - Avionët luftarakë të Francës bombarduan të dielën qytetin sirian Raqqa, fortesën e Shtetit Islamik.

Objektivi i parë i shkatërruar përfshin një postë komande, një qendër rekrutimi dhe një arsenal armësh dhe municioni, njoftoi në përmes një deklarate Ministria e Mbrojtjes e Francës.

Objektivi i dytë ishte një kamp stërvitjeje, thekson deklarata e shpërndarë për mediat, ndërsa thekson se gjatë sulmit avionët e Francës lëshuan rreth 20 predha.

Bombardimet filluan 48 orë pasi IS-i mori përgjegjësinë për sulmet e Parisit nga të cilët mbetën të vrarë 132 njerëz. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)