12 Janar 2025

Flamuri amerikan do të valëvitet sërish në Havana

Havana, 14 gusht - Shtetet e Bashkuara dhe Kuba do të hyjnë në një fazë të re të marrëdhënieve të tyre, kur flamuri amerikan do të valëvitet sërish në Havana, në oborrin e Ambasadës së SHBA-ve që është rihapur së fundmi.

Në ceremoninë që do të mbahet sot (e premte) do të marrë pjesë edhe Sekretari i Shtetit, John Kerry, ndërsa për të ngritur flamurin amerikan edhe njëherë në qiellin e vendit komunist, janë ftuar tre marinsët të cilët e ulën atë për herë të fundit.

Më 4 janar 1961 tre marinsa morën flamurin amerikan të Ambasadës, pasi të dy vendet kishin vendosur për të ndërprerë marrëdhëniet në një kohë kur Lufta e Ftohtë kishte arritur kulmin.

Ndërkohë, kur bota po pret këtë ceremoni, në publik është shfaqur Fidel Castro.

Në ditëlindjen e tij të 89, ai ka shkruar edhe një letër, ku ka akuzuar Amerikën për dëmet ekonomike që i janë shkaktuar Kubës për shkak të embargos.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)