Fitu: Presidenti i ri frances do ta mbështes Kosovën
Prishtinë, 8 maj - Zgjedhja e presidentit të ri francez, Fransua Holland, nuk do të ndikojë në ndryshimin e politikës franceze karshi shtetit të Kosovës.
Kështu tha ambasadori i Francës, Zhan Fransua Fitu. Lidhjet në mes dy vendeve janë të hershme dhe se presidenti i ri do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, tha Fitu.