06 Janar 2025

Fitou: Kosova, nuk do të ketë pavarësi të mbikëqyrur në 2012

Prishtinë, 30 dhjetor - Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-Francois Fitou, ka thënë se 2012 do të jetë viti i përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur për Kosovën.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, Fitou ka thënë se në vitin 2011 kanë ndodhur tre gjëra pozitive, të cilat, sipas tij, janë të rëndësishme për shtetin e Kosovës: marrëdhëniet kontraktuale me Bashkimin Evropian, mbështetja ndërkombëtare për t`i dhënë fund pavarësisë së mbikëqyrur dhe zbatimi i marrëveshjes së lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“2012 i mundëson Kosovës të jetë shtet sovran në vendin e tij, pa pavarësi të mbikëqyrur. Ky është një motiv i krenarisë, i cili kërkon shumë punë. Duhet të jeni të vëmendshëm dhe të vetëdijshëm se ndërkombëtarët, që janë të pranishëm në Kosovë, do t`ju ndihmojnë, do t`ju mbështesin që të arrihet ky rezultat”, ka thënë Fitou.

Ambasadori francez në Kosovë ka hedhur poshtë çdo përpjekje të Serbisë për të ndryshuar kufijtë e Kosovës. Ai ka bërë me dije se Franca e ka njohur Kosovën me formën dhe hartën që është shpallur shtet i pavarur në vitin 2008.

Ai ka deklaruar se qeveria aktuale ka treguar progres në rrugën e integrimeve evropiane, por ka shtuar se ka edhe shumë punë për të bërë. Në planin ndërkombëtar, Fitou është shprehur se Kosova është në një tendencë të përgjithshme pozitive.

Ambasadori francez ka theksuar se Franca me miqtë e Kosovës dhe me Qeverinë e Kosovës kanë lobuar gjatë vitit 2011, që ritmi i njohjeve të përshpejtohet e që, sipas tij, është bërë me sukses. Megjithatë, ai ka thënë se me ritëm edhe më të shtuar duhet të vazhdohet edhe në vitin 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)