11 Janar 2025

Finlanda do të dëbojë afro 20,000 migrantë

Helsinki, 29 janar - Finlanda ka paralajmëruar se do të dëbojë afro 20,000 migrantë, nga 32,000 sa kanë kërkuar azil atje, vitin e kaluar.

Sekretarja e Ministrisë së Brendshme, Paivi Nerg, ka thënë se vendi i saj pritet të refuzojë gati dy të tretat e kërkesave për azil, të bëra në vitin 2015.

Vitin e kaluar, Finlanda i ka forcuar kushtet për azil për migrantët që vijnë nga Iraku, Afganistani dhe Somalia, duke thënë se situata e sigurisë në këto vende është zbutur.

Nerg ka thënë se dy fluturime çarter për dëbimin e irakianëve do të realizohen brenda muajsh.

Ajo ka thënë se dëbimet do të bëhen gradualisht, në përputhje me përpunimin e aplikacioneve nga autoritetet e migracionit.

Autoritetet finlandeze, aktualisht, janë duke negociuar me Rusinë fqinje për të ndaluar hyrjen e migrantëve në Finlandë përmes rajonit të Arktikut.

Të enjten, edhe Suedia ka paralajamëruar se mund të dëbojë deri në 80,000 azilkërkues.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)