Financial Times: Intervenimi në Kosovë, model për Sirinë
Mitrovicë, 15 shkurt - Ish presidenti amerikan, Bill Klinton, duke reflektuar lidhur me vendimin e tij për të intervenuar në Kosovë ka shkruar:
Djegia e fshatrave dhe vrasja e të pafajshmëve ishte histori. E kam ditur se ishte çështje e kohës, para se Millosheviqi do të ishte histori, poashtu.
Në Siri sot ne po e shohim përsëritjen e historisë, shkruan Financial Times.
Hezitimi i komunitetit ndërkombëtar për të vepruar po i zgjatë mizoritë kundër civilëve sirianë. Situata në Siri nuk është shumë e ndryshme nga ajo e Kosovës, në fillim të vitit 1998, kur liderët perëndimorë kishin bërë ftesë për përfundim të dhunës, por goditja brutale nga regjimi i Serbisë kishte vazhduar, shkruan Financial Times.