Fillojnë sulmet kundër Boko Haram
Abuja, 31 janar - Shteti i Çadit ka dërguar aeroplanë luftarak, me të cilët hodhën bomba mbi trupat ekstremiste, për t\'i larguar ato nga kufiri me Nigerinë.
Bombardimet e së enjtes u bënë kundër ekstremistëve të grupit Boko Haram, të cilët kryesisht ndodhen në territorin e Nigerisë.
Për të ndihmuar Nigerinë të luftojë ekstremistët, Bashkimi Afrikan u mobilizua për të dërguar trupa tokësorë atje, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se edhe ato do të ndihmojnë.
Po ashtu të enjten, militantët e Boko Haram bënë sulmin e dytë gjatë javës në Maiduguri, që është qyteti më i madh në verilindje të Nigerisë.