Fillojnë stërvitje ushtarake të forcave ukrainase dhe amerikane
Kiev, 22 korrik - Në Ukrainën perëndimore filloi të hënën një stërvitje ushtarake që përfshin forca ukrainase dhe amerikane, së bashku me trupa nga forcat e NATO-s. Stërvitja zhvillohet ndërkohë që luftimet mes trupave qeveritare dhe kryengritësve të mbështetur nga Rusia janë shkallëzuar në Ukrainën lindore, megjithë armëpushimin.
Manovrat e trajnimit në terren Rapid Trident po zhvillohen në Qendrën Ndërkombëtare për Paqen dhe Sigurinë (IPSC) në Yavoriv, pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë. Ja si i përshkroi manovrat koloneli amerikan Alfred Renzi.
Shumë prej veprimeve taktike përkojnë me operacionet e stabilitetit dhe veprimet luftarake si reagimi i ushtarëve ndaj një sulmi apo ndonjë prite pastaj reagimi i tyre për të eleminuar kërcënimin ndaj një objektivi të caktuar.
Trupat ushtarake të Ukraninës, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve anëtare të NATO-s do të kryejnë manovra me mjete shpërthyese, operacione për shoqërimit të karvaneve dhe patrullime. Oleksander Suvak është Nënkryetar i Akademisë Ushtarake të Ukrainës.
Manovrat përdorin shtete imagjinare si Skolkam në Evropën Veriore, që përpiqet të sulmojë vende përqark Detit të Zi. Trupat po trajnohen për tu vënë në linjën e frontit këtu në këtë poligon ushtarak.
Ministria e Jashtme e Rusisë lëshoi një deklaratë të hënën ku e dënon stërvitjen, duke e quajtur atë një \"demonstrim të qartë\" nga NATO-ja \"të mbështetjes pa kushte ndaj politikave të autoriteteve të Kievit\" në juglindje të Ukrainës, si rezultat i të cilave çdo ditë në rajon vazhdojnë të vdesin civilë.\"
Ushtria amerikane e përshkroi stërvitjen si \"një manovër rajonale për trajnimin në terren dhe që fokusohet në operacionet paqeruajtëse dhe stabilitetin.\"
Manovrat do të vazhdojnë deri në fund të muajit.