Fillojnë manovrat e NATO-s në jug të Gjermanisë
Berlin, 21 maj - Trupat ushtarake të Aleancës Veri-Atlantike (NATO) kanë filluar manovrat e përbashkëta në jug të Gjermanisë.
Manovrat e përbashkëta ushtarake të NATO-s kanë filluar të mërkurën me emrin Veprimi i përbashkët 4 që janë pjesë e manovrave që zhvillohen një herë në dy vite mes Amerikës dhe Evropës.
Këto manovra ushtarake do të vazhdojnë deri më 26 qershor 2015. Në këto manovra marrin pjesë 4700 trupa ushtarake nga 13 vende.
Qëllimi i kësaj manovre është deklaruar trajnimi i trupave ushtarake amerikane dhe evropiane të NATO për bashkëpunim me të mirë.