10 Janar 2025

FH: Kosova përmirësohet në gjyqësor dhe qeverisje lokale

Prishtinë, 6 qershor - Organizata Freedom House (FH), në raportin më të ri “Kombet në Tranzicion 2012”, analizon zhvillimet demokratike në Evropën Qendrore dhe Lindore, si dhe në Euroazi. 

Në pjesën për Kosovën, organizata njeh përmirësime në qeverisjen lokale dhe në gjyqësor, por jo edhe në procesin zgjedhor. Freedom Housue ka vlerëuar se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj prapa në procesin zgjedhor të dhjetorit 2010.

“Zgjedhjet ishin dëmtuar nga mashtrimet, ndërsa në komunat ku është rivotuar, ato janë bojkotuar nga qytetarët, gjë që ka dëshmuar mungesën e besimit në sistemin politik”, thuhet në raportin e kësaj organizate.

Sipas raportit, Kosova ka shënuar përmirësim në qeverisjen lokale, me krijimin e komunave të reja dhe me kushtet më të mira për ripranimin dhe integrimin e të kthyerve. “Kjo, ka luajtur rol të rëndësishëm në avancimin e bisedimeve me BE-në për liberalizimin e vizave”, thuhet në raport.

Freedom House thekson se Kosova ka shënuar përmirësim edhe në pavarësinë e gjyqësorit, duke përfshirë një bazë më funksionale dhe ligjore në sistemin e saj gjyqësor.

Në raportin më të ri të organizatës Freedom House, thuhet se Bashkimi Evropian vazhdon të ketë ndikim pozitiv në vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili, me perspektivën e anëtarësimit, shërben si motivi i vetëm për reforma demokratike në këto vende.
Procesi i kandidaturës për BE, pason një seri hapash formalë, të cilët vlerësojnë suksesin e përpjekjeve për të ndërtuar institucione demokratike dhe ekonomi funksionale të tregut.

“Megjithatë, pavarësisht synimeve publike për integrim, shumë nga reformat kanë stagnuar, duke bërë që në këtë aspekt Kosova, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina dhe Maqedonia të shënojnë rënie gjatë 2011-së”, vlerëson Freedom Housue.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)