FH: Kosova dhe Shqipëria me liri të pjesshme
Prishtinë, 28 janar - Organizata Freedom House ka publikuar raportin e lirisë për vitin 2014, duke vërejtur se gjendja e lirisë në mbarë botën ka pësuar rënie për të nëntin vit me radhë.
Veçanërisht për Shqipërinë dhe Kosovën theksohet se këto vende janë ende të përfshira në kategorinë e atyre me liri të pjesshme, ndërkohë që për Kosovën është shënuar një përparim, duke u konsideruar për herë të parë mes vendeve me demokraci elektorale.
Sa i përket Shqipërisë, qeveria e kryeministrit Rama sipas TCH siguroi në vitin 2014 statusin e vendit kandidat për në BE, ndërkohë që reformat e ndërmarra janë sërish në kahun e duhur duke u vlerësuar pozitive, por që mbeten në fazat e para dhe duhet kohë për tu ndjekur.
Një vlerësim pozitiv kanë marrë edhe masat kundër krimit të organizuar, por vërehet se Shqipëria vazhdon të vuajë pasojat e mosmarrëveshjeve politike.