06 Janar 2025

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve: 106 gazetarë të vrarë në 2011

New York, 31 dhjetor - Një bilanc tragjik i vrasjeve në radhët e gazetarëve gjatë 2011-tës.

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve(IFJ) tha se më shumë se 100 gazetarë dhe personel tjetër i mediave janë vrarë në 2011-tën, duke shënuar kështu një rritje krahasuar me vitin e kaluar.

Raporti bën me dije se dhuna më e egër ndaj mediave në vitin 2011-të ishte ne Pakistan, Irak dhe Meksikë, ku janë raportuar nga 11-të të vrarë në secilin nga këto vende.

Konkretisht të dhënat flasin për 106 gazetarë të vrarë në vitin 2011-të, krahasuar me 94 në 2010-ën.

IFJ ka kërkuar nga OKB që të bëjë më shumë në mbrojtjen e gazetarëve. IFJ përfaqëson më shumë se 600 mijë gazetarë nga 100 vende në tërë botën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)