12 Janar 2025

FBI: ISIS kërcënim më i madh se Al-Kaida

Washington, 24 korrik - Drejtori i FBI-së James Comey thotë se përpjekjet në internet të grupit Shteti Islamik për rekrutimin e amerikanëve, paraqesin më tepër rrezik për terrorizëm ndaj Shteteve të Bashkuara se sa vetë grupi terrorist Al Kaida.

Drjetori i FBI-së i bëri këto komente në Forumin Vjetor të Sigurisë në Aspen të Kolorados. Ai paralajmëroi se grupi ekstremist është duke e intensifikuar fushatën në mediat sociale.

Ndërsa Al Kaida tregohet e kujdesshme në përzgjedhjen e operativëve të saj, tha ai, Shteti Islamik ka një rrjet më të gjerë të rekrutuarish, duek u përpjekur të rekrutojë persona të paqëndrueshëm, si dhe përdorues të drogës.

Zoti Comey tha se FBI-ja ka hapur qindra hetime ndaj amerikanëve të radikalizuar, apo që kanë synuar të kryejnë sulme terroriste.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)