Falja e Fitër Bajramit në sheshin e rregulluar Skënderbej
Tiranë, 24 qershor- Në xhaminë kryesore në Sheshin Skënderbej të Tiranës, të dielën do të mbahet ceremonia kryesore e faljes së Fitër Bajramit.
Pēr këtë shkak, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka urdhëruar që të gjitha parkingjet shtetërore prej orës 5 deri ora 9 e mëngjesit të jenë falas.
Po ashtu janë rregulluar hapësirat përreth xhamisë duke i pastruar, në mënyrë që të gjithë ata besimtarë që nuk munden të futen në xhami të falin Bajramin në sheshin Skënderbej.