11 Janar 2025

Evropa vazhdon të përballet nga bora dhe akulli

Bruksel, 21 janar - Evropa vazhdon të vuajë nga dëbora e madhe dhe temperaturat nën zero.

Duke filluar që nga Rusia, Franca , Austria, Gjermania dhe Britania e Madhe prej ditësh janë mbërthyer nga temperaturat e ulëta që kanë sjellë stuhi dëbore.

Në kryeqytetin rus, reshjet e dëborës kanë arritur në 30 cm, duke shkaktuar probleme të shumta në trafik.

Mijëra punëtorë janë në garë më kohën që pastrojnë rrugët e bllokuara nga dëbora.

Në Francë, si pasojë e stuhive të dëborës, u anuluan mbi 20% e fluturimeve nga aeroporti Sharl De Gol.

Bora dhe akulli nëpër rrugë e kanë vendosur gjysmën e vendit në alarm. Në Austri, reshjet e dëborës shënuan rekordin e 10 viteve të fundit, duke arritur 100 cm në zonat urbane dhe mbi 220 cm në Alpe.

Situata duket se është përmirësuar disi në Gjermani, por shumë vonesa janë regjistruar në aeroporte.

Ndërkohë meterologët parashikojnë se edhe gjatë javës së ardhshme situata nuk do të ndryshojnë, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar njerëzit që të evitojnë daljet e panevojshme nga shtëpitë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)