Evropa mund tu mbyllë dyert emigrantëve
Berlin, 10 tetor - Evropa mund të krijojë një sistem me roja bregdetare për të bllokuar kalimin e mëtejshëm të emigrantëve në Evropë.
Propozimi ka ardhur nga Ministri i Jashtëm Gjerman, Thomas de Maizere, i cili është shprehur se kontinenti i vjetër ka nevojë për mbrojtje të kufijve, duke qenë se strehimi i të gjithë azil-kërkuesve është i pamundur.
Jam i sigurt që problem nuk do të zgjidhet nëse bllokohet hyrja në Gjermani apo në Austri. Mendoj se kemi nevojë që të përforcojmë kufijtë detarë. Kjo është gjëja më e mirë që mund të bëjmë. Duhet të ndihmojmë edhe vendet që janë stacioni i parë për emigrantët në rrugën e tyre për në Evropë. Një skuadër me roja bregdetare nga e gjithë Evropa mund të jetë zgjidhja e duhur, ka thënë Thomas de Maizere.
Ky është propozimi i dytë që vjen nga zyrtarë të lartë evropianë për të frenuar ardhjen e azil-kërkuesve, pas bisedimeve me Turqinë, të cilës iu kërkua që të bllokonte kalimin e emigrantëve.