Evropa ka nevojë për emigrantë
Bruksel, 9 shkurt - Evropa ka nevojë për emigrantë për ekonominë e saj dhe do të mund ta zgjidhë krizën e emigracionit vetëm nëpërmjet bashkëpunimit, pa ndërtuar mure, deklaroi shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.
Mogherini hapi një takim Evropë-Afrikë për krizën migratore, para se të merrte pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së diplomave të 89 rojave bregdetare libiane, trajnuar nga anëtarët e Sofjes, operacioni detar evropian kundër trafikantëve.
Mendoj se evropianët duhet të kuptojnë se ne kemi nevojë për emigracionin për ekonominë tonë duke marrë parasysh plakjen e popullsisë evropiane, theksoi ajo.
Nga ana tjetër, Afrika duhet të marrë parasysh koston e trafikimit të qenieve njerëzore, humbjen e jetëve, shtoi Mogherini, ndërkohë që të paktën 4.500 persona, kryesisht afrikanë, kanë humbur jetën ose janë zhdukur në det vitin e kaluar në përpjekje për të shkuar në Itali.
Emigracioni mund të menaxhohet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit dhe partneritetit, nënvizoi Mogherini.
Ka forca në mbarë botën që ushtrojnë presion për një mendim ndryshe, një mendim të bazuar (
) në ndërtimin e mureve më tepër se partneriteti, shtoi ajo pa përmendur drejtpërdrejt Presidentin amerikan, Donald Trump.
Kjo nuk është rrugë evropiane, nënvizoi kryediplomatja evropiane.
Evropa nuk i mbyll portat dhe nuk do ta bëjë (
por) ne duhet ti japim fund tragjedisë në det dhe në shkretëtira. Çdo ditë vazhdojnë të vdesin njerëz, nënvizoi Mongherini.