12 Janar 2025

Europa, destinacioni më i rrezikshëm për emigrantët

Romë, 11 korrik - Europa konsiderohet destinacioni më i rrezikshëm për emigrantët, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

Po sipas saj më shumë se 3000 emigrantë kanë vdekur në përpjekje për të kaluar Mesdheun këtë vit. Në një raport të botuar të hënën, IOM-i tha se 3, 072 vdekjet e kthejnë Europën në destinacionin më të rrezikshme për emigrantët e paligjshëm.

Që nga janari, 4,077 emigrantë kanë vdekur në mbarë botën dhe 75% e vdekjeve kanë ndodhur në Europë.

Raporti 216 faqesh i IOM-it shpjegon se numri i lartë pasqyron një rritje dramatike të numrit të emigrantëve që u përpoqën për të arritur Europën.

Ky publikim erdhi disa javë pasi në brigjet e Mesdheut u shënua një nga historitë më fatale, kur një anije klandestine u mbyt me 500 pasagjerët e saj në afërsi të Maltës.

William Lacy Sëing, shefi i IOM-it, tha se është “koha që të ndërgjegjësomë botën për ta ndaluar këtë dhunë ndaj emigrantëve të dëshpëruar”.

Besohet se më shumë se 40, 000 emigrantë kanë vdekur që nga viti 2000. Prej tyre 22, 000 ishin duke u përpjekur për të arritur në Europë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)