Euronews: Shqiptarët në Serbi rrezikohen nga serbët
Londër, 21 tetor - Euronews ka shkruar një artikull, pas asaj që ndodhi pas ndeshjes Serbi - Shqipëri.
Në qendër të vëmendjes në shkrim vihen shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës dhe gjithandej nëpër Serbi.
\"Kriza mes Tiranës dhe Beogradit e shpërthyer në stadium për të zbritur më pas në politikë, vazhdon të jetë e pranishme në Ballkan. Vetëm dy net më parë 5 biznese shqiptare të drejtuara nga shqiptarët janë sulmuar në qytetet serbe në Novi Sad dhe Vrsac. Mbeten mister autorët dhe arsyet e këtyre akteve vandale.\"
\"Të enjten ishte radha e Ambasadës shqiptare në Podgoricë, kryeqyteti i Malit të Zi, që u bë objekt i sulmit me gurë. Policia arrestoi tre persona. Sulmi erdhi një ditë pas incidenteve që shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes për eliminatoret e 2016-ës mes Serbisë dhe Shqipërisë\", thuhet në reportazhin e Euronews.
Euronews përmend edhe faktin se serbët kanë treguar agresvitet, me thirrje raciste, që shkonin deri në ksenofobe ndaj shqiptarëve.
Kanali informativ evropian ka përmendur edhe vizitën e Putinit në Serbi, duke thënë se shteti serb është \"në mes\" zgjedhjes së Evropës dhe Rusisë.