Erdogan: Të rivendoset dënimi me vdekje
Ankara, 18 korrik - Presidenti turk Erdogan tha të dielën se nuk duhet të ketë vonesa në rivendosjen e dënimit me vdekje, duke shtuar se qeveria do ta diskutojë këtë me partitë e opozitës.
Komentin ai e bëri jashtë shtëpisë së tij në Stamboll, gjatë një mitingu me mbështetës që bënë thirrje për zbatimin e dënimit me vdekje.
\"Vëllezërit e mi! Si shtet dhe qeveri ne e dëgjojmë kërkesën tuaj, të cilën nuk mund ta injorojmë. Në demokraci çdo kërkesë e popullit duhet të kryhet. Mendoj se qeveria do ta diskutojë këtë me opozitën dhe përfundimisht do të merret vendimi. Nuk duhet ta shtyjmë këtë vendim, pasi ata që organizuan grushtin e shtetit, duhet të dënohen rreptë.\"
Turqia e shfuqizoi dënimin me vdekje në vitin 2004, në zbatim të kritereve për anëtarësimin në BE dhe që nga viti 1984 në këtë vend nuk është kryer asnjë dënim i tillë.