11 Janar 2025

Erdogan i kritikoi deputetët gjermanë me prejardhje turke

Ankara, 11 qershor - Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se deputetët gjermanë me prejardhje turke kanë “një gjak të prishur”, pasi kanë përkrahur rezolutën e Bundestagut, e cila pohon gjenocidin armen dhe i përcaktoi si “duart e zgjatur të terroristëve” nga PKK. Sipas Armenisë në periudhën 1915-1917 në Perandorinë Osmane janë vrarë 1,5 milionë armenë.

Mbi 20 vende, përfshi dhe Franca, Italia dhe Rusia, e kanë njohur këtë për gjenocid, por Turqia hedh poshtë tezën për gjenocid duke pohuar se, bëhet fjalë për një luftë civile, në të cilën janë vrarë midis 300 000 dhe 500 000 armenë dhe akoma kaq turq në një moment, kur forcat osmane dhe Rusia kanë debatuar rreth kontrollit mbi Anadollin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)