Emiratet Arabe konfirmojn mbështetjen për Kosovën
Abu Dhabi, 23 nëntor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua sot në Abu Dhabi me princin e kurorës, Sheikh Muhammed bin Zayed al Nahyan, me ftesë të të cilit po qëndron në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Presidentja Jahjaga dhe Sheikh Muhammed bin Zayed al Nahyan biseduan për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e ekonomisë dhe veçanërisht në shtimin e investimeve te EBA në Kosovë, në bujqësi, energji dhe infrastrukturë përmes projekteve konkrete.
Sheikh Muhammed bin Zayed Al Nahyan konfirmoi mbështetjen e vendit të tij për Kosovën duke ritheksuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Presidentja Jahjaga, me ftesën e princit të kurorës, ka marrë pjesë sot në garën e Formula 1 në Abu Dhabi, një ndër ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në këtë vend.
Në mesin e të ftuarve të princit të kurorës, me të cilët Presidentja Jahjaga pati rastin të bisedojë, ishin ish mbreti i Spanjës, Juan Carlos, mbreti Abdullah i II i Jordanisë, presidenti i Qipros, presidenti dhe ministri i jashtëm i Sejshel, presidenti i Gabonit, presidenti i Kenias dhe ministri i jashtëm i Etiopisë