Emigrantët nisen me trena drejt Europës
Shkup, 23 gusht - Mijëra emigrantë hipën në trenat në një qytet maqedonas pranë kufirit me Greqinë të shtunën, duke u drejtuar për në veri drejt vendeve më të zhvilluara të BE-së me shpresën e një jete më të mirë.
Në tokën neutrale mes dy vendeve të kufirit greko-maqedonas, qindra janë ende duke pritur që policia maqedonase të lejojë hyrjen e tyre.
Disa emigrantë përfituan nga kaosi që u krijua në zonë duke kaluar kufirin dhe duke hyrë në Maqedoni nga fushat të cilat ishin të pa mbrojtura.
Pjesa e emigrantëve që kishin arritur të hynin në tokën maqedonase, morën autobusët në Gjevgjeli për të vazhduar udhëtimin e tyre në thellësi të Europës.