Emigrantë presin rrjetin prej teli në kufirin serbo-hungarez
Budapest, 13 shkurt - Numri i emigrantëve ilegal, të kapur në kufirin serbo-hungarez, po shtohet, njoftojnë mediet hungareze, kurse sipas televizionit serb RTS emigrantët gjithnjë e më shpesh e presin gardhin mbrojtës prej teli dhe u paguajnë trafikantëve ti kalojnë në Hungari.
Për 10 ditët e para të muajit shkurt në Hungari janë arrestuar 522 emigrantë ilegal kurse gjatë muajit janar 553. Prandaj nëpër kufirin 175 kilometrash midis Serbisë dhe Hungarisë është i dyfishuar numri i patrullave policore dhe ushtarake dhe gjithnjë e më shpesh fluturojnë helikopterë policor.