Emanuel Macron zgjedhet presidenti i ri i Francës
Paris, 7 maj - Emanuel Macron do të jetë presidenti i ri i Francës, pasi ka fituar rreth 65% të votave, sipas Exit-polleve.
Menjëherë pas publikimit të rezultateve të Exit-polleve të para, në Paris kanë nisur festimet për fitoren e Macron.
Edhe kundërshtarja e tij, Marine Le Pen duket se ka pranuar humbjen dhe ka uruar Macron për fitoren, nëpërmjet një telefonate.
Angela Merkel ka uruar gjithashtu Macron, për fitoret në zgjedhje. \"Fitorja e Macron është fitore një fitore për Evropën e Bashkuar\", tha kancelarja gjermane.