Elvana Shala merrë pjesë në Samitin Vjetor për të Rinjët në OKB
Prishtinë, 10 shtator - Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala është ftuar nga drejtori gjeneral i Institutit për Diplomaci Kulturore (ICD) me seli në Berlin, Mark Donfried të marrë pjesë në Samitin Vjetor për të Rinjët në OKB i cili zhvillon punimet paralel me sesion e 70-të të Asamblesë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara në New York.
Fokus tema e këtij samiti do të jetë përvjetori i 70-të i themelimit të OKB-së, zhvillimi i iniciativave rinore, promovimi i një ekonomie të qëndrueshme, mirëkuptimi kulturor dhe të drejtat globale të njeriut.
Samiti vjetor për Rininë në Kombet e Bashkuara do të sjellë së bashku një grup ndërdisiplinor ekspertësh të njohur botëror, personalitete të ndryshme te diplomacisë kulturore dhe të rinjë aktivist të fushave të ndryshme nga shumë vende të botës në mënyrë që të zhvillojnë iniciativa për të promovuar ekonominë e qëndrueshme, mirëkuptimin ndërkulturor dhe të drejtat globale të njeriut.
Samiti do të përfshijë një shumëllojshmëri të diskutimeve interaktive, prezantime, seminare dhe aktivitete sociale që do të mbështesin axhendën e samitit.
Samiti do të zhvilloj punimet në selinë qëndrore të OKB-së në New York si dhe në kuadër të tij do të ketë vizita në institucione të ndryshme diplomatike dhe kulturore në New York nga dt. 21-26 shtator 2015.
Kjo është hera e parë që Kosova është pjesë e këtij samiti nën përfaqësimin e Ambasadores së Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala.
Pjesëmarrja e Ambasadores Shala ne këtë samit eshte mbeshtetur nga IHRC dhe MKRS.