05 Janar 2025

Edi Rama do të jetë mikrpitës i një takimi të kryeministrave të Ballkanit

Tiranë, 25 gusht - Zyra e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, thotë se Rama do të jetë mikrpitës i një takimi joformal të kolegëve të tij nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, këtë fundjavë.

Në kumtesën e djeshme theksohet se takimi njëditësh për tregtinë, shërbimet, investimet dhe ekonominë digjitale, do të mbahet nesër, në qytetin e Durrësit.

Takimi do të fokusohet në nxitjen e rritjes ekonomike, pasi për këtë çështje ishte arritur pajtueshmëria muajin e kaluar në Samitin e Trieshtës, në kuadër të takimit të katërt ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Megjithqë zyrtarisht procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian është në pritje deri në vitin 2019, Brukseli ka shprehur përkushtim për vendet e Ballkanit, në periudhën e rritjes së ndikimit të Rusisë në këtë rajon, të cilin Moska e konsideron fushë tradicionale të interesit të vet, raporton AP nga Tirana.

Në takimin në Durrës do të jetë i pranishëm edhe komisionari për negociata për zgjerim dhe fqinjësi të mirë i BE-së, Johannes Hahn, dhe zëvendëspresidenti i Bankës Botërore, Cyril Muller.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)