11 Janar 2025

Edhe shtimi i popullsisë faktorë në rritjen e problemeve të mjedisit

Stamboll, 13 qershor - Një nga faktorët më të rëndësishëm që ndikon në rritjen e problemeve të mjedisit është edhe shtimi i popullsisë. Sipas të dhënave të sotme popullsia e botës është 7 miliardë.

Për të përballuar nevojat e kësaj popullsie duhet të rritet edhe industrializimi. Ndërsa rritja në industrializim shkakton shterimin me shpejtësi të burimeve natyrore. Ndërkaq mbetjet që burojnë nga prodhimi dhe konsumi ndikojnë negativisht mjedisin.

Një efekt tjetër negativ i rritjes së popullsisë është edhe urbanizimi i paplanifikuar. Si pasojë e urbanizimit të çrregullt shtohet edhe ndotja në qendrat urbane dhe metropoleve. Ajri, uji dhe toka ndotet në mënyrë që ndikon për keq jetën e gjallesave.

Në qoftë se nuk merren masa efikase dhe të gjera, kushtet e jetesës për të gjitha gjallesat e rruzullit tonë do të vazhdojnë të prishen pa u ndalur.

Ndotja me shpejtësi e mjedisit si pasojë edhe e industrializimit të shpejtë si dhe rreziku i pa-kufi që mund të shkaktojë kjo situatë është arritur të kuptohet mjaftueshëm vetëm në çerekshekullin e fundit.

Studimet e bëra tregojnë se 50% e ndotjes aktuale në botë ka ndodhur gjatë 35 viteve të fundit. Sipas raportit të Fondacionit për Mbrojtjen e Botës në vitin 2030 burimet ekzistuese do të jenë të pamjaftueshme për popullsinë e botës.

Në Turqi, ku shkalla e rritjes së popullsisë është mjaftë e lartë, politikat mjedisore përcaktohen në përshtatje me nenin 56-të të Kushtetutës.

“Të gjithë shtetasit kanë të drejtë të jetojnë në një mjedis të shëndetshëm dhe të ekuilibruar, kurse shteti ka për detyrë të zhvillojë mjedisin, të ruajë shëndetin mjedisor dhe të parandalojë ndotjen e mjedisit”, thuhet në nenin në fjalë.

 Legjislacioni që zhvillohet sipas kësaj dispozite kushtetuese u ngarkon detyrën e pjesëmarrjes aktive si shtetit, ashtu edhe individëve për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor.

Njëkohësisht kjo ka përgatitur edhe terrenin e nevojshëm ligjor për trajtimin e çështjes së mjedisit me një qasje bashkëkohore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)