13 Janar 2025

E ardhmja e pasigurtë e Bashkimit Evropian

Bruksel, 14 janar - Kriza ekonomike në Europë po i gërryen ngadalë, por në mënyrë të vazhdueshme sistemet politike në shumë vende të kontinentit, thonë shumë analistë.

Ata flasin për aktorë të rinj anti-europianë, të cilët janë duke kërcënuar epërsinë e lojtarëve politikë tradicionalë, si dhe  mbijetesën e vetë Bashkimit Evropian.  

Bashkimi Evropian 65-vjeçar u krijua me premtimin për paqe dhe mirëqenie. Askush nuk parashikonte në atë kohë, se papunësia në Greqi dhe Spanjë më pas do të arrinte 25 për qind për një periudhë të gjatë. Apo se partitë e ekstremit të djathtë, ose të  majtë do të bëheshin aktorë të zakonshëm të jetës politike.

Tani në Europë është bërë diçka normale stanjacioni ekonomik dhe trazirat politike.  

Shumë ekpertë thonë se kriza globale financiare vazhdon ta pllakosë

Europën.  Adriano Bosoni është analist në kompaninë globale të parashikimeve strategjike të njohur si \"Stratfor. \"

\"Ajo që filloi si krizë financiare evoluoi më pas në një krizë papunësie dhe masat e ashpra të zbatuara nga qeveritë në mbarë kontinentin kanë krijuar një hendek mes votuesve dhe elitave tradicionale.\"

\"Kjo shpjegon daljen në skenë të partive Euro-skeptike, atyre nacionaliste, atyre që organizojnë protesta, të cilat kritikojnë si masat e propozuara nga Brukseli edhe partitë politike që i mbështesin ato në shumicën e vendeve.“

Mirëqenia ishte faktori që e mbajti Europën të bashkuar, pa të kontinenti po përjeton trazira, thotë analisti Bosoni. Ai thotë se një çështje e rëndësishme është debati lidhur me përdorimin e investimeve për reforma, si dhe masat e ashpra për të fuqizuar ekonomitë më të dobta.​

\"Ka vende që mendojnë se për të zgjidhur krizën duhet shpenzuar më shumë, duhet investuar më shumë, duke hedhur më tepër para në sistem, qëndrim i mbajtur nga Italia dhe Franca. Por në anën tjetër, ne shohim vende që thonë \'Jo, fillimisht duhen reforma strukturore, pastaj të shpenzohet më tepër.“ Ky është pozicioni i Gjermanisë.“

Në fakt, ekonomia e Europës është \"gjermanizuar\", sipas  Clyde Prestowitz – themelues dhe president i Institutit të Strategjisë Ekonomike në Washington.​

\"E gjithë Europa po shtrëngohet për të patur një rritje të nxitur nga eksportet, sepse niveli i borxhit është tepër i lartë, dhe gjermanët po imponojnë idenë se ata nuk janë dakord të financojnë borxhin në rritje.“

Ndërsa borxhi dhe masat e ashpra ekonomike dominojnë në Europën jugore, imigracioni po dominon debatet në veri, thotë zoti Bosoni.

\"Ata janë kundër imigracionit, qoftë në formën e azilkërkuesve dhe refugjatëve nga Siria dhe vendet e Afrikës veriore, ose në raste të tjera; ata janë kundër imigrantëve që vijnë nga ish-Evropa Lindore, si Polonia, Rumania, Bullgaria. Këtë situatë e shohim në Suedi, në Britani, në Holandë.“

Themelet e Europës, po ashtu janë tronditur nga lëvizjet separatiste në Skoci dhe Spanjë. Por analisti Prestowitz thotë se edhe më shqetësues është një referendum i mundshëm në Britani pas dy vjetësh, lidhur me anëtarësimin në BE, i sugjeruar nga kryeministri David Cameron.

\"Një referendum në Britani mund të rezultojë kundër BE-së, në këtë rast, do të ishte zoti Cameron nxitësi i kësaj. Ai është kreu i partisë me më shumë mbështetje në Britani.“

Këtë vit, do të ketë zgjedhje në Greqi, Britani, Spanjë, Poloni, Danimarkë, Finlandë, Portugali dhe Estoni. Shumë analistë janë të mendimit se rezultatet përfundimtare në shumicën e këtyre vendeve mund t\'i gërryejnë më tej bazat e BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)