Dreçun i zhgënjyer nga deklarata e ministrit amerikan për Kosovën
Beograd, 30 janar - I ashtuquajturi \"kryetar i këshillit të Kuvendit serb për Kosovën\", Milovan Dreçun, ka thënë se ndihet i zhgënjyer pas deklaratës së ministrit të ri të amerikan të mbrojtjes, James Mattis, për Kosovën.
\"A nënkupton kjo se administrata e Trumpit do të heqë dorë nga qëndrimi aktual që mos të bëhet presion dhe që mos të kërkohet nga Serbia që të njohë Kosovën. A do të ishte ky një trend negativ?\" pyetet Dreçun.
Duke komentuar deklaratën e sekretarit të ri të mbrojtjes së ShBA-ve, James Mattis, i cili ka thënë se duhet të formohen Forcat e armatosura të Kosovës, Dreçun ka thënë se nuk është mirë që është përmendur sepse në këtë drejtim duhet të ndërrohet Kushtetuta.
\"Duket se do të kërkohet zgjidhje që të evitohet pengesa në Kuvendin e Kosovës për formimin e Forcave të armatosura, dhe se kjo pengesë është kundërshtimi i \'popullit serb\'. Kjo kurrsesi nuk është e mirë\", ka thënë Dreçun.
Kryetari i këshillit të Kuvendit serb për Kosovën ka thënë se duhet të shihen qëndrimet e adminitratës amerikane për çështjen e rajonit.
\"Këtu do të kemi vazhdimësi, që do të thotë se pavarësia e Kosovës për ta është çështje e kryer dhe se edhe më tutje do ta trajtojnë Kosovën si shtet\", ka thënë Dreçun për \"RTS\".