Draghi kërkoi shtimin e masave ndaj plakjes së popullsisë
Frankfurt, 10 qershor - Presidenti i Bankës Qendrore Europiane (BQE), Mario Draghi kërkoi shtimin e masave ndaj plakjes së popullsisë.
Ai e bëri deklaratën gjatë Forumit Ekonomik në Bruksel, ku theksoi se Eurozona nuk mund të mbështetet vetëm në përpjekjet e BQE-së.
Qeveritë duhet të ndërmarrin më shumë nisma për ti bërë ekonomitë e vendeve të tyre më konkurruese dhe për të krijuar më shumë vende pune, tha Draghi.
\"Në dhjetëvjeçarin e ardhshëm pritet që popullsia e aftë për punë e Eurozonës, të shënojë rënie. Në një të ardhme të afërt punësimi do të shënojë ulje.\"
\"Pavarësisht reformave strukturore, shumica e të punësuarve nuk do të jetë në gjendje të kompensojë plakjen e popullsisë. Edhe rritja e pritshme e numrit të emigrantëve nuk do të përmbushë këtë plakje të natyrshme të popullsisë europiane.\"
Sipas kreut të BQE-së, reformat strukturore janë thelbësore për rritjen ekonomike dhe të punësimit. Ekonomia në 19 vendet e Eurozonës ka shënuar rënie, pavarësisht masave të BQE-së për të nxitur rritjen e saj, si ulja e normës së interesit, apo injektimi i qindra miliardë euro në sistemin financiar.