15 Janar 2025

Doris Pack: Haradinaj jo kryeministër, ai nuk i fitoi zgjedhjet.

Bruksel, 21 tetor - Eurodeputetja gjermane Doris Pack, një mike e Kosovës ka shprehur opinionin e saj për situatën politike në të cilën ndodhet ky shtet. Mendimin e saj Doris Pack e ka bërë në një intervistë për “Radio Kosovën”. Doris Pack ka thënë se për situatën politike në Kosovë  zgjidhja më e mirë do të ishte koalicioni LDK-PDK.

Sipas saj zgjedhjet e 8 qershorit kanë shkuar shumë mirë, por Kosova është në një situatë të vështirë për koalicionin qeverisës. Ndërsa Doris Pack ka thënë se nuk e gëzon situata e koalicionit opozitar që po diskutohet ditët e fundit në Kosovë.

“Nuk më ka gëzuar kjo gjë, sepse zoti Haradinaj nuk i ka fituar këto zgjedhje. Nuk është as fituesi i dytë. Mendoj se ka zgjidhje më të mirë. Është e natyrshme që një parti, e cila i fiton zgjedhjet, por nuk ka shumicën, të kërkojë një partner koalicioni dhe ta farkojë atë. Kështu ishte e detyruar edhe Angala Merkel.”, ka thënë Pack.

Më tej ajo ka shtuar se koalicioni opozitar nuk është zgjidhja e duhur për Kosovën. “Pyetja tjetër është: nëse partia ime si motër, Lidhja Demokratike e Kosovës, po lidh koalicion me parti që duan kthimin e Kosovës prapa. Këtë e them kur kujtoj programin e Vetëvendosje!-s dhe Albin Kuritit, i cili nuk dëshiron përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët dhe përparimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë. Të paktën kështu e ka thënë vetë disa herë z. Kurti. \"

\"Përveç kësaj, VV-ja është një parti që kërkon krijimin e Shqipërisë së Madhe. Prandaj, mendoj se partia e Ibrahim Rugovës nuk do të duhej të ishte në një koalicion me një parti të tillë dhe nuk mund ta marr me mend se mund të mbështesë diçka të tillë. Për më tepër, jam e brengosur se një lidhje e tillë midis këtyre partive dhe as personi i nominuar për kryeministër nuk janë ato që tani i duhen Kosovës.”, shton Doris Pack.

Doris Pack propozon për politikën kosovare se zgjidhja më e mirë do të ishte një koalicion mes LDK dhe PDK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)