Dorëhiqet Drejtoresha e Shërbimeve Sekrete amerikane
E marrë në pyetje intensive në \"Capitol Hill\" gjatë së martës, Pierson pranoi se agjentët që duhej të kujdeseshin për sigurinë në Shtëpinë e Bardhë kishin dështuar të ndiqnin disa protokolle sigurie, duke lejuar një person të armatosur me thikë të hynte brenda rezidencës.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest tha se Obama ka thirrur Pierson për të shprehur mirënjohjen e tij për punën ndaj 20 vitet e saj të shërbimit.
\"Drejtoresha Pierson dha sot dorëheqjen pasi ajo beson se është në të mirën e agjencisë, për të cilën ajo i dedikoi karrierën.\"