Donald Trump fiton nominimin republikan për Shtëpinë e Bardhë
Washington, 20 korrik - Donald Trump siguroi nominimin e Partisë Republikane për në Shtëpinë e Bardhë.
Lajmin e njoftoi gjatë Konventës së Republikanëve të mbajtur në Klevland senatori i Alabamës, Jefferson Sessions.
\"Është nder i madh dhe kënaqësi për mua të nominoj zotin Donald Trump për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zoti ju bekoftë!\"
Votimi në shtete të ndryshme amerikane për nominimin e Donal Trumpit u bë një ditë pas përpjekjes së dështuar të kundërshtarëve të tij politikë për të penguar kandidaturën e tij nëpërmjet votimit.
Ndërkohë guvernatori i shtetit Indiana, Mike Pence u emërua për postin e zëvendëspresidentit të ardhshëm amerikan.