Dodik: Serbia rob i Kosovës
Sarajevë, 12 shtator - Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, tha se komuniteti ndërkombëtar e ka poshtëruar Serbinë dhe se është koha që Serbia të marrë një satisfaksion: veriun e Kosovës!
Dodik shtoi se Serbia nuk duhet të jetë i burgosur i Kosovës dhe se duhet të shtrojë çështjen e përhershme të ndarjes së popullit serb dhe shqiptar.
Në një intervistë për ditoren Danas ai ka thënë se status quoja nuk është zgjidhje e mirë, sepse në vitet e fundit ka treguar se është në favor të ndërtimit të pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës.
\"Duhet shtruar çështjen e ndarjes së popullit serb dhe shqiptar, gjë që kritikohet edhe nga bota e zhurmshme dhe neo-liberale nga Beogradi. Se bashkëjetesa e përhershme është e pamundur, këtë e tha bashkësia ndërkombëtare në vitin 1999, ndërsa sot ajo nuk pranon kur të njëjtën gjë e themi ne, deklaron Dodik..