Ditman: Gjermania nuk kërkon që Serbia të njohë Kosovën
Beograd, 1 mars - Ambasadori gjerman në Serbi, Aksel Ditman, ka deklaruar se Berlini zyrtar nuk i ka kërkuar Serbisë ta njohë Kosovën, raportojnë mediat serbe.
Ditman thekson se është pozitive që të dy shtetet të kenë vullnet dhe të jenë të gatshme për të vazhduar procesin e normalizimit nën patronazhin e BE-së.
Ditman ka folur edhe për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, që sipas tij nuk pengojnë anëtarësimin e Beogradit në BE.
\"Këto dy shtete kanë marrëdhënie të mira dhe kjo është në rregull për ne, dhe kjo nuk i pengon Serbisë që të jetë anëtare e BE-së, ka thënë ai.
Ambasadori gjerman thekson se bashkëpunimi në mes të Gjermanisë dhe Serbisë është i shkëlqyer në shumë nivele.