Diplomatët e BE-së nxitin forcimin e Evropës në problemet globale
Kjo pason fitoren në zgjedhjet presidenciale në ShBA të Donald Trump-it, planet e të cilit për politikën e jashtme shihen me dyshim nga ministrat e jashtëm të BE-së.
Diplomatët kanë rënë dakord në Bruksel për nevojën e forcimit të rolit të Europës në çështjet globale dhe kanë vendosur të diskutojnë me ministrat e mbrojtjes bashkëpunimin me NATO-n.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini tha se nuk është diskutuar për krijimin e një ushtrie të re, por për shtimin e efektivitetit të sigurisë dhe mbrojtjes:
\"Çështja nuk është krijimi i një ushtri evropiane, nuk është krijimi i një selie të Bashkimit Europian si ajo e Komandës së Operacioneve Aleate të NATO-s, nuk është mbrojtja territoriale e Bashkimit Evropian. Për këto është NATO-ja për ata që janë aleatë dhe të tjerët kanë kompetencat e tyre të mbrojtjes kombëtare. Çështja nuk është as, siç e thashë, konkurrenca ose dublimi me NATO-n. \"