13 Janar 2025

Dioguardi: Maqedonia do të shpërbëhet si shtet

Washington, 10 maj - Ish-kongresmeni Joseph DioGuardi mendon se Maqedonia do të zhbëhet si shtet nëse nuk u jep pushtetin e duhur shqiptarëve.

“Nëse shqiptarët në Maqedoni nuk marrin më shumë pushtet politik Maqedonia nuk do të ekzistojë më si shtet”, ka thënë DioGuardi për Zërin.

Ai ka deklaruar se nëse nuk ndërmerren veprimet e duhura për 800 mijë shqiptarët që jetojnë atje, harroni shtetin që quhet Maqedoni.

Ish-kongresisti amerikan me prejardhje shqiptare thotë se nuk planifikon ta vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt, pasi që, siç thotë ai, jeta e tij do të ishte në rrezik.

“Nuk ka siguri për mua më në Kosovë. Jeta ime do të ishte në rrezik. Edhe Millosheviçi më ka fajësuar mua që e kam dërguar në Hagë. A nuk mendoni se disa serbë apo disa shqiptarë të çmendur mund të marrin disa para dhe të bëjnë ndonjë çmenduri”, shprehet ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)