10 Janar 2025

Dialogu me Serbinë mund të provokojë zgjedhje

Prishtinë, 8 gusht - Vjeshta mund të sjellë zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë. Sipas gazetes ekspres nëse partitë kryesore nuk pranojnë të bëhen pjesë e bisedimeve me Beogradin, atëherë Kryeministri Hashim Thaçi do të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Dialogu politik i paralajmëruar mes Prishtinës dhe Beogradit duket se nuk do ta rikompozojë Qeverinë e Kosovës. Në vend të kësaj, tani opsion më i mundshëm përmendet bashkimi i pozitës e opozitës në komisione të posaçme brenda Parlamentit të Kosovës.

Burime të gazetës Express thonë se aktualisht po ushtrohet trysni mbi faktorët kryesorë politikë që ta pranojnë këtë zgjidhje, në mënyrë që t`i hapet rrugë dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Por nëse ky opsion nuk pranohet nga partitë kryesore në vend, atëherë duket se Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi do të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Çdo grup strategjik, çdo platformë, çdo vendim që do të merret në lidhje me dialogun politik me Beogradin do të kalojë përmes Parlamentit. Në rast se nuk ka konsensus, atëherë zgjidhja do të kërkohet te zgjedhjet e jashtëzakonshme”, ka thënë një diplomat perëndimor për Express.

Bashkimi Evropian duket se po përpiqet të bindë partitë kosovare që të bëhen pjesë e bisedimeve të reja Prishtinë-Beograd, duke iu bashkuar një mekanizimi të krijuar enkas për këtë çështje. Përveç veriut, temë në bisedime pritet të jetë edhe përfaqësimi i Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.

Prishtina dhe Beogradi pritet të përfshihen në një proces të ri bisedimesh, por paraprakisht, Bashkimi Europian dhe diplomatët perëndimorë po bëjnë përpjekje që të sigurojnë një përfshirje më të madhe të spektrit politik kosovar në këtë proces duke krijuar madje edhe një mekanizëm për këtë, të ngjashëm me Ekipin e Unitetit që ishte pjesë e procesit të bisedimeve në Vjenë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)