Dialogu me Kosovën, kusht për statusin e kandidatit për Serbinë
Paris, 15 nëntor - Shefi i diplomacisë franceze Alain Juppe ka deklaruar sot në Bruksel se në dhjetor Serbisë duhet ti lejohet statusi i kandidatit për anëtarësim në BE me kushtin që Beogradi të arrijë përparim në dialogun me Kosovën, raportojnë mediat serbe.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në përfundim të mbledhjes së ministrave të BE-së , Juppe ka theksuar se gjithashtu Serbia duhet të gjej zgjidhje për çështjet lidhur me Kosovën.