Dhjetëra anije gjenden në fundin e Detit të Zi
Varna, 10 shtator - Aktualisht Deti i Zi është muzeu më i madh në botë. Kjo i detyrohet acidit sulforik, i cili nuk lejon shpërbërjen e materies organike.
Programi i projektit për Rrymën Jugore ka zbuluar 137 anije vetëm në trasenë e tubacionit deri në qytetin Varna. Në qoftë se studimi përfshin tërë territorin e Detit të Zi, do të bindemi se kemi një muze të pasur dhe një resurs të madh prej të dhënash, vuri në dukje në një intervistë për Televizioni Kombëtar Bullgar palombari Mihaill Zaimov.
Ai shtoi gjithashtu se vitin e dytë po zbatohet projekti i Qendrës për arkeologji nënujore në Sozopoll dhe i universitetit Southampton të Britanisë së Madhe për studimin e segmentit jugor të Detit të Zi. Ka të ngjarë që rezultatet e para të këtij kërkimi të jenë të qarta në fillim të vitit 2017.