Deutsche Welle organizon Forumin Global të Medieve 2015 në Bonn
Bonn, 19 mars - Nga data 22 deri 24 qershor 2015 në Bonn mbahet Forumi i 8. Global i Medieve, organizuar nga Deutsche Welle dhe mbështetur nga Ministria Federale për Punë të Jashtme, me temën Mediet dhe Politika e Jashtme ne Epokën e Digjitalizimit.
Në fokus të këtij organizimi është çështja e ndikimit të teknologjive të reja informative dhe të komunikimit në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në samitin e medieve do të sqarohet dhe diskutohet ndërveprimi në mes të politikës së jashtme dhe raportimit ndërkombëtar rreth krizave.