Destrojeri amerikan përplaset me anijen filipinase, 7 të humbur
Tokio, 17 qershor - Marina amerikane thotë se shtatë anëtarë ekuipazhi janë zhdukur pas përplasjes së një destrojeri amerikan me një anije mallrash pranë brigjeve të Japonisë.
Një anije mallrash filipinase u përplas me destrojerin \"USS Fitzgerald\" të shtunën herët në mëngjes, rreth 100 kilometra larg portit japonez Yokosuka.
Sipas njoftimeve fillestare, destrojeri ka pësuar dëme të mëdha, por asnjë nga anijet nuk ka rrezik të mbytet.
Roja Bregdetare Japoneze po udhëheq kërkimet për shtatë personat e humbur.
Zyrtarët e Marinës amerikanë nuk kanë dhënë hollësi për shkaqet e përplasjes.