08 Janar 2025

Dështon modeli i biznesit te grupit terrorist ISIS

Londër, 1 mars - Modeli i biznesit i grupit terrorist Shteti Islamik po dështon dhe ai mund të jetë duke u shkatërruar financiarisht.

Ky është përfundimi i një analize të detajuar mbi gjendjen financiare të ISIS-it, të kryer nga Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Radikalizimit dhe grupit financiar Ernst & Young me seli në Londër.

Shpesh grupi Shteti Islamik është cituar si organizata terroriste më e pasur që ka ekzistuar ndonjëherë, por raporti i ri thotë se ky percpetim tani nuk qëndron më, ai ka ndryshuar.

Sipas studimit, gjendja financiare e grupit terrorist lidhet ngushtë me territoret që ai kontrollon dhe se shumica e të ardhura të tij vjen nga këto territore.

Koalicioni Global, ku marrin pjesë 68 vende që luftojnë kundër Shtetit Islamik, thotë se grupi terrorist ka humbur 62 për qind të territoreve që kishte nën kontroll në vitin 2014 në Irak dhe 30 për qind të territoreve në Siri.

Forcat irakiane me mbështetjen amerikane, kanë marrë kontrollin e Mosulit lindor dhe në javët e ardhshme pritet të marrin kontrollin e gjysmës perëndimore të qytetit. Sipas studimit, Mosuli është qendra kryesore financiare e kalifatit, prandaj ekspertët mendojnë se me marrjen e plotë të kontrollit të qytetit, terroristët nuk do të kenë më mbështetje financiare.

Sipas të dhënave, të ardhurat vjetore të grupit, që në vitin 2014 ishin 1,9 miliardë dollarë, janë përgjysmuar në 870 milionë vitin e kaluar. Por autorët e studimit thonë se pakësimi i të ardhurave mund të mos e kufizojë aftësinë e grupit për të kryer sulme terroriste.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)