10 Janar 2025

Deputetet e Kosovës në seminarin në Kongresin Amerikan

Washington, 8 qershor - Me ftesë të Kongresit Amerikan deputetet e Kuvendit të Kosovës: Teuta Sahatqija, Flora Brovina dhe Donika Kadaj - Bujupi  po marrin  pjesë në seminarin e organizuar nga Partneriteti për Demokraci i Dhomës së Përfaqësueseve.

 Deputetet e Kuvendit të Kosovës u njoftuan për  strukturën e Legjislaturës së SHBA-s,  ndërkaq gjatë takimeve me kongresmenë dhe përfaqësues u diskutuan temat për  thellimin  e kontakteve me gratë udhëheqëse dhe zgjedhësit, shfrytëzimin e punës kërkimore për të çuar përpara programet e politikave, komunikimin me zgjedhësit etj.

Në hapje të këtij seminari deputetja Teuta Sahatqija u falënderua në emër të delegacionit nga Kosova për ftesën dhe përkrahjen që SHBA-ja i ka dhënë dhe po  i jep  Kosovës në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Znj. Sahatqija tha se GGD-ja është themeluar në korrik të vitit 2005 me rastin e ardhjes në Kosovë, të znj Madeline Albright.

Ajo falënderoi veçanërisht edhe NDI-në në  Kosovë, për kontributin që u  jep institucioneve të Kosovës sidomos Kuvendit, pastaj në  punën e komisioneve parlamentare, duke përkrahur në forma të ndryshme organizimin e tryezave tematike, pastaj në kontributin  në reformat në partitë politike, si dhe përkrahjen e NDI-së për ta fuqizuar rolin e gruas në vendimmarrje.

Znj. Sahatqija tha se GGD-ja  është grup që përbëhet nga pjesëtare të të gjitha partive politike dhe të gjitha nacionalitetet. 

Pastaj,  Sahatqija foli për angazhimin e GGD-ës për  ta fuqizuar pozitën e gruas edhe me ligje, duke përmendur Ligjin për barazi gjinore, Ligjin Kundër diskriminimit, Ligjin e punës dhe Ligjin për zgjedhjet. Ajo përmendmi edhe organizatat tjera nga bota të cilat ndihmojë deputetet e Kosovës.

Flora Brovina pasi përshëndeti organizatorët dhe pjesëmarrësit, i njoftoi të pranishmit për të arriturat e grave të Kosovës  me theks të veçantë në sferën e edukimit. Ajo tha se në Kosovë në mënyrë të barabartë arsimohen, si vajzat ashtu edhe djemtë, mirëpo siç tha ajo, në lëmin e punësimit të femrave mbetet akoma shumë për të dëshiruar.

Znj. Donika  Kadaj - Bujupi  me këtë rast tha se përkundër progresit të arritur në Kosovës gjatë dekadës së fundit, ky shtet ka sfida të mëdha, si:  zbatimi i  ligjeve, mungesa  reformave, lufta kundër  korrupsionit,ngritja e standardit jetësor,ulja e varfërisë përmes fuqizimit ekonomik të grave etj.

Deputetet u takuan me kongresistët: David Dreirer, David Price dhe Susan Davis.Delegacioni i Kosovës u takua edhe me  znj. Melanne Verver, ambasadore shëtitëse për çështjet globale të grave nga Departamenti i Shtetit.

Deputetet u pritën edhe në Kongresin Amerikan nga kongresistët: Gven More nga Komiteti i Shërbimeve Finaciare, Cyntia Lummis, Lois Capps,  Kay Granger dhe Nita Lowey.

Delegacioni i deputeteve nga Kosova pasi njoftoi kongresistet për situatën  dhe synimet e Kosovës kërkuan nga ato që të vazhdohet edhe më fuqishëm përkrahja e SHBA-së,  sidomos në anëtarësimin dhe përfshirjen e Kosovës në institucione dhe organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare.

Kongresistet shprehën vullnetin për të  përkrahin akoma më shumë Kosovën në proceset integruese dhe në shtimin e njohjeve nga shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)